Kartëmonedha të qarkullimit

Kartëmonedha të qarkullimit

Aktualisht në qarkullim janë tetë kartëmonedha të prerjeve 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 Lekë, me vite të ndryshme emetimi.
Për të mësuar më shumë rreth karakteristikave dhe elementeve të sigurisë të secilës kartëmonedhë, klikoni në menunë majtas ose në krah të kartëmonedhës.
Prerja 200 Lekë emetim i vitit 1996
.200 leke para.  .bullet_orange.
Prerja 200 Lekë emetim i viteve, 1996, 2001, 2007, 2012 
 
.200 leke para.   .200 leke mbrapa.

Përmasat: 138 mm x 69 mmNgjyra: Kafe në të verdhëHedhur në qarkullim: 14.07.1997/08.04.2002/20.07.2009/09.09.2013
Pamja e përparme: Potreti i Naim Frashërit (1846-1900) dhe në sfond një libër i hapur dhe vlera nominale.
Pamja e prapme: 
Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij “Ti Shqipëri më jep nder,  më jep emrin Shqipëtar”, si dhe pena e tij dhe viti i shtypjes së kartëmonedhës.



Prerja 500 Lekë emetim i vitit 1996
.500 leke para..bullet_orange.

Prerja 500 Lekë emetim i viteve, 1996, 2001, 2007 
.500 leke para.   .500 leke mbrapa.

Vlera: 500 LekëPërmasa: 145 x 69 mmNgjyra: E kaltër Hedhur në qarkullim: 14.07.1997/08.04.2002/16.02.2009
Pamja e përparme: Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarsisë. 
Pamja e prapme: Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarsisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarsisë dhe dhoma ku u morr vendimi. 

Prerja 1000 Lekë emetim i vitit 1996
.1000 leke mbrapa..bullet_orange.
Prerja 1000 Lekë emëtim i viteve, 1996, 2001, 2007, 2011 
.1000 leke mbrapa.   .1000 leke para.

Vlera: 1000 LekëPërmasa: 152 x 72 mmNgjyra: E gjelber Hedhur në qarkullim: 14.07.1997/08.04.2002/16.02.2009/14.11.2008/03.06.2013

Pamja e përparme: Portreti i Pjetër Bogdanit (1625-1689) marrë nga libri “Çeta e Profetëve”, një simbol i tij për diellin.
Pamja e prapme: Pamja e kishës Katolike të Vaut të Dejës dhe një simbol i tij për diellin.



Prerja 2000 Lekë
.2000 leke para..bullet_orange.

Prerja 2000 Lekë emetim i viteve, 2007, 2012 
.2000 leke para.   .2000 leke mbrapa.

Vlera: 2000 LekëPërmasa: 155 x 72 mmNgjyra: E purpurtHedhur në qarkullim: 29.12.2008/13.09.2013

Pamja e përparme: Portreti i Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shteti Ilir.
Pamja e prapme: 
Elementë të arkitekturës së Antikitetit Ilir, si dhe bima medicinala Gentiana.
Prerja 5000 Lekë
.5000 leke para..bullet_orange.

Prerja 5000 Lekë emëtim i viteve, 1996, 2001, 2007, 2013 
.5000 leke para.   5000 leke mbrapa

Vlera: 5000 LekëPërmasa: 160 x 72 mmNgjyra: E verdhëHedhur në qarkullim: 01.01.1999/01.09.2004/15.05.2009/09.07.2014

Pamja e përparme: Portreti i Skendërbeut (1405-1468) simbol i shqiponjës dykrenore ai i mburojës dhe shpatës.
Pamja e prapme: 
Kështjella e Krujës, simbole, përkrenarja dhe monumenti i Skënderbeut mbi kalë në Tiranë.

Elementet e sigurisë  

Elementet e sigurisë së kartëmonedhave ju ndihmojnë të dalloni kartëmonedhat origjinale nga ato të falsifikuara.  Disa prej këtyre elementeve në kartëmonedhat shqiptare janë:

  • Filigrama (figurë e dukshme brenda në letër). Çdo kartëmonedhë ka një filigramë tredimensionale, një portret që korrespondon me portretin kryesor të kartëmonedhës, kur shikohet duke e mbajtur kundrejt dritës.
  • Elementi i regjistrimit. Prerjet e kartëmonedhave të mëposhtme kanë një element të veçantë që quhet element i regjistrimit. Ky element është i shtypur në pjesën e prapme të kartëmonedhës dhe përputhet saktësisht me hapësirën e pashtypur të pjesës së përparme, kur kartëmonedha vendoset kundrejt dritës.
  • Shtypi i thellë. Shtypi i thellë është përdorur në pjesët me të dukshme të kartëmonedhës dhe ka një sipërfaqe me reliev,  e cila është më e prekshme në tekstet kryesore dhe në portret.
  • Boja e dukshme e ndryshueshme Ky element sigurie (OVI) gjendet në prerjet 500, 2000 dhe 5000 Lekë.  Ngjyra e bojës ndryshon sipas këndit të shikimit, nga violet në jeshile të errët. OVI serigrafik shmang riprodhimin me skaner dhe fotokopje.
  • Holograma. Prerjet 2000 e 5000 lekë kanë të regjistruar, në pjesën e përparme të tyre, një hologramë e cila në  kënde të ndryshme shikimi, paraqet imazhe të ndryshme.
  • Elemente të dallueshme nën rrezatimin ultraviolet. Të gjitha prerjet e kartëmonedhave të serisë së re kanë sipërfaqe të shtypura me bojë fluoreshente, që dallohen nën rrezatimin ultraviolet. Këtë cilësi e kanë edhe filli i sigurisë, edhe fibrat e padukshme.
  • Elementët e njohjes nga personat e verbër.
  •  FCO® seal.  Ky element në prerjen 1000 lekë, ofron dy nivele sigurie. Ngjyra e bojës ndryshon nga violet në ngjyrë jeshile të errët, kur kartëmonedha mbahet e pjerrët (e anësuar). Sipas këndit të shikimit dallohen, në plane të ndryshme, sfondi dhe godina e Bankës së Shqipërisë, shkrimi  "BSH“ dhe vlera nominale "1000“, të cilat janë të stampuara.