“Deri tani janë gjetur dhe përcaktuar 56 monedha që i përkasin kësaj periudhe. Këtu bëjnë pjese 9 monedha bronzi mollose te tipave mburojë-rrufe dhe Pallas-shqiponjë, të prera para v. 342 p.e. s, një monedhë bronzi e Aleksandër Mollosit”…
Monedhat në Amantia i kanë gjetur me shumicë pas gërmimeve të para në kodrinën që zë syri i diellit dhe deri më vonë. Lidhur me gjetjet e monedhave në këtë qendër ilire informatat më të sakta i sjell Skënder Anamali, por Hasan Ceka ka informacione të vlefshme për ekzistencën e tyre, qarkullimin etj. S. Anamali shkruan pikërisht kështu në botimin ‘Iliria’ të vitit 1972 ose në një periudhë kohore që i përket 35 viteve të mbetura pas. Gjatë kërkimeve të bëra në rrënojat e Plocës janë mbledhur rreth 400 monedha te ndryshme, nga të cilat, pjesa me e madhe janë gjetur nga fshatarët.
Klasifikimi i tyre në një katalog ka dhënë mundësi të fitojmë një pamje mbi qarkullimin monetar në Amanti dhe lidhjet e marrëdhëniet, qe ky qytet ka pasur me vende e qytete te ndryshme. Monedhat kapin një periudhë prej 800 vjetësh, duke filluar nga shek. IV p.e.s. deri në shek. IV e.s. Një pjesë dërmuese e tyre i përkasin 4 shekujve të fundit të mijëvjeçarit të I p.e.sonë. Edhe në monedhat dhe në qarkullimin e tyre, sikurse në fusha të tjera të jetës ekonomike e kulturave të Amantisë, dallojmë periudha të ndryshme. Duke pasur parasysh rrethanat, që lejuan qarkullimin monetar në këtë qytet ne kemi përcaktuar këto tri faza:
1. Periudha para fillimit të prera monetare të Amantisë nga shek. IV p.e. sonë deri në mesin e shek. III p.e.sonë. Deri tani janë gjetur dhe përcaktuar 56 monedha që i përkasin kësaj periudhe. Këtu bëjnë pjese 9 monedha bronzi mollose te tipave mburojë-rrufe dhe Pallas-shqiponjë, të prera para v. 342 p.e. s, një monedhë bronzi e Aleksandër Mollosit (342 326 p.e.s), 5 monedha bronxi maqedone të Filipit të II dhe një Aleksandrit, një monedhë e qytetit të Epirit Eleia e tipit Pegaz-Tredhëmbësh e prerë para v. 340 p.e. sonë, 4 monedha argjendi të Korinthit një tridahme e tipit Athina-Pegaz dhe tri drahme të tipit AferditëPegaz, të prera midis v. 400-338 p.e.s., 14 moneta të Korkyrës, nga të cilët 6 drahme argjendi të tipit Amfore-yll tetë cepash të prera para v. 300 p.e.s. dhe 8 bronxe të ndryshëm të prera midis v. 300-229 p.e.s, 18 monedha argjendi të Dyrrahut të tipit Herakli-Pegaz (v. 320-270 p.e. sonë), një monedhë ëargjendi gjysmë drahme e Istiesë së Eubesë e tipit Menade Nymfe (v. 313-265 p.e. sonë, një bronx. i qytetit Neapol të Kampanjës i tipit Apollon — Dem i prerë para v. 340 pc. sonë dhe një bronz i Agathokliut te Sirakuzës, që i përket periudhës së dytë. v 310-307 p.e.s.
Sikurse shihet nga monedhat qe radhitëm me lart, në periudhën e parë në Amanti qarkulluan monedha me prejardhje nga vende të ndryshme. Numri i tyre nuk është i madh. Rrugët e ardhjes së tyre ne qytetin e Amantisë kane qenë të ndryshme. Pa lënë në një anë qëllimin për të cilin janë prere monedhat, disa prej tyre duhen veçuar dhe lidhen më tepër se me një veprimtari ekonomike me ngjarje të ndryshme politike. Me gjithë mungesën e të dhënave burimore, ka të ngjarë, që përveç rrugës tregtare, prania e monedhave maqedone të Filipit 11 e të Aleksandrit dhe atyre mullose duhet parë e shtjelluar me ngjarjet politike, që prekën në atë kohe viset jugore të Ilirisë, domethënë vartësinë e Amantisë nga Epiri, ndoshta edhe nga Maqedonia.
Me fushatat e epirotëve në Italinë e Jugut. Këtu nuk përfshihen monedhat e mbledhura nga K. Paci, i cili përmend në koleksionin e, tij përveç monedhave romake, ekzemplarë të Amantisë, Ambrakisë, Epirit e Sirakuzës as edhe ato të mbledhura nga L.M. Ugolini. Gjithashtu nuk janë përfshirë edhe monedhat e gjetura në këto 5 vjetët e fundit. Në rrethana të tjera erdhën në Amanti monetat e Korinthit, Korkyres, Dyrrahut, Istiesë dhe të Eleias. Korinthi e Korkyra qysh herët kishin vendosur me krahinat jugore të Ilirisë marrëdhënie mjaft të rregullta. Për t’i zhvilluar edhe më tej këto marrëdhënie, ata ngritën në brigjet ilire koloni të tyre. Korinthi e Korkyra vazhduan shkëmbimet me hinterlandin ilir edhe kur kolonitë e tyre Apollonia e Dyrrahu, të fuqishme ekonomikisht, hodhën në tregun ilir monedhat e tyre. Ato bëjnë tregti me viset ilire jo vetëm nëpërmjet kolonive, por edhe drejtpërsëdrejti.
Në këtë periudhë monedhat e tyre zënë ende një vend të mirë në qarkullimin monetar, vend të cilin do ta humbasin vetëm më vonë. Një vend të dorës së parë zënë në këtë periudhë, qytete të tjera ilire, monedhat e qytetit të madh të Adriatikut lindor, të Dyrrahut. Këto monedha janë të gjitha të tipit Herakli-Pagaz. Monedha e argjendtë e tipit Herakli-Pegaz është një monedhë të cilën Dyrrahu e nxori në treg për të qarkulluar kryesisht në krahinat e brendshme të Ilirisë së Jugut, ku gjendet kurdoherë me shumicë. Një monedhé tjetër, që qarkulloi shumë ne një kohe me këtë monedhë të Dyrrahut është ajo e Istiesë; në Amanti ajo është e rrallë, por në krahinat fqinjë është gjetur me shumicë. Këto janë monedhat, që qarkulluan ne Amanti në periudhën e parë. Materiali numizmatik nuk na çon për te shek. IV p.e.s; kjo është koha kur qyteti nuk është ende i fortë ekonomikisht. Por duke filluar nga mezi i shek. III p.e.s. në Amantin e lulëzuar qarkullojnë mëshumë monedha; një ngjarje që ka ndikuar në këtë, ka qenë shkëputja e qytetit nga vartësia politike e Epirit.
2. Periudha e prerjeve monetare arnante, nga mezi i shek. III p.e.s. deri në shek. I p.e.s. Kësaj kohe, që i përgjigjet jo vetëm periudhës se prerjeve monetare te Amantisë, por edhe asaj ku qarkullojnë më shumë monedha, i përkasin 31; copë monedha. Vendin e pare në këtë kohë e zënë monedhat e Lidhjes epirote (të formuar pas rënies së mbretërisë) me 141 ekzemplarë. Të gjitha janë prej bronzi me përjashtim Të një monedhe të tipit Zeus-Dione-rrufe. Në bronzet mbizotëron tipi Artemis-majë heshtë, dhe pas tij tipet Zeus-rrufe, Dione-trikëmbësh dhe Heraicli-toputë. Fill pas monedhave epirote vinë ato amante, 91 copë të gjitha prej bronxi; më të shumta ata të tipit Zeus-rrufe e Zeus-Dione-gjarpër, Artemis-flakse dhe më të pakta ato të vonat të tipit Zeus-rrufe me emrin (Sostrion. Monedhat e Bylisit fqinj përfaqësohen nga 8 ekzemplarë me tepër të tipit kokë djaloshi-shqipe. Nga monedhat e Orikut, të tipit Apollon-Obelisk janë gjetur 17 copë. 13 copë janë monedhat e Ambrakisë me dy tipe, Dione-Obelisk e Apolion-Obelisk.
Nga qyteti ilir Olympe janë 4 monedha, dy të tipit Apollon-Obelisk dhe dy të tjera të tipit kokë djaloshi-gjarpër. Monedhat e Amantisë, Bylisit, Onkut, Ambrakisë dhe të Olympes janë të njëkohshme dhe fillimet e qarkullimit të tyre hidhen me çlirimin nga vartësia e mbretërisë epirote. Në Amanti janë gjetur 27 monedha apolloniate, midis të cilave edhe denar i tipit Apolion-Nymfe. Në monedhat apolioniate ka tipe të ndryshme; më të shumta janë ato të shek. lI-I p.e.s. Monedha të tjera që qarkulluan në Amanti në këtë kohë janë 7 bronze të Dyrrahut (Herakli-hark, topure, mill. Helios-anijë dhe Zeus-trikëmbës), një bronzi Filipit të V maqedon, një bronx i tipit Zeus-anije i Korkyrës, dy bronze, Apollon-topure të qytetit Sardes të Azisë së Vogël. Monedha romake republikane janë gjetur vetëm 4 copë, tre denarë të shek. I p.e.s. dhe një subarat, po kësaj kohe. Ajo çka bie në sy në gjetjet monetare të periudhës së dytë në Amanti është dalja në qarkullim e monedhave të qyteteve të ndryshme të Ilirisë. Monedhat maqedone përfaqësohen vetëm nga një ekzemplar i Filipit të V. Korinthi nuk përfaqësohet fare, pothuajse në të njëjtën gjendje është edhe Korkyra. Edhe monedha e Dyrrahut nuk e ka më atë fuqinë e vjetër; bronzet që ky qytet nxori për hinterlandin ilir nuk i zunë vendin e gjysmë drahmeve t’argjendta HerakliPegaz.
Nga monedhat e reja, që gjenden në Amanti në këtë periudhë janë se pan prerjet vendase; por ashtu sikurse shënuam gjatë numërimit të monedhave të kësaj periudhe të dytë përkrah, madje në numër më të madh, gjenden monedhat epirote. A duhet marrë kjo shfaqje si dëshmi e vartësisë ekonomike e amanteve nga fqinjët e tyre jugore? Jemi të mendimit që, për kohën që bëhet fjalë, kur Amantia dhe qytete të tjera të Ilirisë së Jugut presin monedha të tyre, nuk ka pasur një vartësi politike e ekonomike, mbasi Epiri si shtet kishte humbur fuqinë e vjetër ushtarako-politike. Ka me tepër të ngjare që Amantia, për pozitën e saj të favorshme né marrëdhëniet tregtare midis krahinave në yen të Vjosës dhe atyre në jugë të saj, ka luajtur një rol kryesor. Këtë pozitë ajo e mbajti deri në ngjarjet e v. 168 p.e.s., kur Epiri u shkatërrua dhe u plaçkit nga ushtria romake të Pal Emilit.
Në periudhën nga mesi i shek. III deri në mesin e shek. II p.e.s. për një shekull, Amantia pati marrëdhënie të mira tregtie me qytetet fqinje, të cilat sikurse ajo, të pavarura politikisht, kishin nxjerrë në treg monedhat e tyre autonome. Pranë Amantisë janë Bylisi, Olympe e Oriku. Më në jug është Ambrakia. Qyteti më i largët është Sardea ne Azinë e Vogël. Për tregtinë e Amantisë qenë të rënda pasojat e luftës së tretë iliro-romake, nënshtrimi i Epirit dhe fundi i mbretërisë Maqedoni të Perseut. Njëra pas tjetrës u mbyllën punishtet e shumë qyteteve që për me se një shekull kishin prerë monedha. Në këtë kohë dhe me vonë Amantia si një qytet i lirë i forcon lidhjet me Apolloninë.
Këto lidhje i shohim Jo vetëm në monedhat apolioniate të shek. II e I p.e.s. që qarkullojnë në Amanti, por edhe te prerjet monetare të fundit amante në Zeus-rrufe, dhe me emër nëpunësi dhe një tip tjetër me Apolon-obelisk që imitojnë prerjet apolloniate. Vlen të shënohet se në këtë periudhe, në raport me monedhat e tjera, monedhat romake republikane janë ende të pakta. Mbyllja e punishteve nuk solli një zhdukje të plotë të qarkullimit të brendshëm të monedhave vëndase; nga ana tjetër përderisa monedhat romake republikane janë ende te pakta nuk mund te thuhet nëse kjo gjendje është e rastit apo prove e një qarkullimi të kufizuar të monedhave romake.
3. Periudha pas pushtimit romak-shek. I-IV erës sonë. Monedhat, që i përkasin kësaj kohe, Janë kryesisht ato perandorake romake. Deri tani prej tyre janë gjetur gjithsej 14 copë. Midis tyre katër monedha argjendi-një kuinar e tre denarë-të Augustit, Trajanit, Antonin Piut dhe Probit. Pjesa tjetër përbëhet nga bronze të ndryshme të Augustit, Germanikut, Agripines, Antonin Pout, Faustinës së Madhe, Luc Vent dhe të Maksimian Herkulit e Krispit. Midis tyre duhet vënë edhe një bronz i Apolonisë me fytyrën e Karakallës.
Shihet qartë se në gjetjet monetare të Amantisë periudha perandorake përfaqësohet dobët, jo vetëm në krahasim me periudhën e lulëzimit të Amantisë, por edhe me atë të fillimit të qarkullimit monetar në këtë qytet. A duhet menduar se shekujt e parë të perandorisë, e gjejnë Amantin të dobësuar ekonomikisht? Sigurisht që qyteti nuk duhet të ketë pasur atë lulëzim që pati në shekullin Ill-I p.e.s. Gjetjet arkeologjike, së paku ato të dy shekujve të parë, megjithëse jo aq të shumta, nuk tregojnë për një rënie kaq të madhe të Amantisë. Edhe në ato pak monedha perandorake të gjetura në Ploce këto dy shekuj nuk janë aq të varfër. Asgjë përfundimtare nuk mund të thuhet për shek. III e IV. Monedha e fundit që qarkullon në Amanti i përket fillimit të shekullit 1 erës sonë.