Katalogu i Kartëmonedhave dhe Monedhave Shqiptare

Katalogu i Kartëmonedhave dhe Monedhave Shqiptare


Banka e Shqipërisë me rastin e 75-vjetorit të krijimit të Bankës Kombëtare Shqiptare (sot Banka e Shqipërisë), publikoi Katalogun e Kartëmonedhës dhe të Monedhës Shqiptare, i cili është renditje kohore e të gjithë emetimeve të kryera prej saj.

Ky botim ishte një përpjekje modeste për të vendosur në sfondin e zhvillimeve historike të vendit tonë historinë e emetimeve të monedhës kombëtare shqiptare.

Të ndara në kapituj, që i përkasin periudhave të ndryshme historike, shpjegimet teorike bëhen në gjuhë të thjeshtë dhe kanë më tepër karakter informativ. Kështu, lexuesi shqiptar dhe ai i huaj, ka mundësinë që nëpërmjet këtij botimi, të marrë informacion për çfarë ka ndodhur me monedhën shqiptare, si dhe kur, shqiptaret kanë patur për herë të parë një monedhë të tyren, me sa dëshirë e shije artistike e kanë prodhuar atë.

Më tepër se kaq, lexuesi më i kujdesshëm, mundet që nëpër faqet të arrijë të kuptojë edhe përpjekjet e Shtetit Shqiptar në periudha të ndryshme për të zhvilluar, forcuar apo pavarësuar ekonominë e tij.

Katalogu, i pari i këtij lloji, është plotësuar me shumë ilustrime të kartëmonedhave dhe monedhave të gjetura, që e bëjnë më dinjitoz prezantimin e tij në publik.

Për më tepër në katalog do të gjeni:
Informacion të zgjeruar lidhur me emetimet e monedhave e kartëmonedhave të të gjitha periudhave;
Informacion të shkurtër lidhur me monedhat që kanë qarkulluar në Shqipëri gjatë periudhës së lashtësisë.
Strukturën e prerjeve të qarkulluara në një periudhë të dhënë, të ilustruar në formë grafike.
Foto të rralla të kartëmonedhave e monedhave metalike, si dhe foto të prerjeve "Bono - Lek", të cilat nuk keni patur mundësinë t'i shikoni më parë.

*Marre nga siti zyrtar i Bankes se Shqiperise