Thesaret e metaleve të çmuara dhe MONEDHAT


Thesaret e metaleve të çmuara dhe MONEDHAT


Si lindi monedha. Deri në shekullin e XII-të para krishtit, kur shëmbet qytetërimi më i vjetër i mesdheut europianevropian, mbretëria Mikenase, historianët e lashtësisë nuk gjejnë asnjë dëshmi të ndonjë forme të pagesës me ar e argjend, e as ndonjë përcaktim të ekuivalencës mes mallrave e metaleve të çmuar. Më pas, shoqëria antike e mesdheut Mesdheut lindor, përjetoi disa shndërrime ekonomike, më i rëndësishëmi nga të cilët ishte zgjerimi i takimeve me lindjenLindjen, që me rënjen rënien e mbretërisë Mikenase ishte ndërprerë. Në Greqinë kontinentale mardhënjet marrëdhëniet rivendosen në shekullin e VIII-të p.e.r, nëpërmjet lundruesve Fenikas. Grekët hyjnë në lidhje të plota me Azinë e Vogël, kryesisht me Lidinë. Zona e shkëmbimeve përfshin gjithë Mesdheun e Detin e Zi. Gjatë gjithë shekullit të VIII-të p.e.r., sasia e arit, argjendit e bakrit në qarkullim, shtohet. Përdorimi i tyre në civilizimet e Nilit, Eufratit e asaj Helenehelene, si stoli, enë përdorimi ose pasuri e thesarizuar, vjen në rritje.

Aty rreth shekullit të VII-të p.e.r. nga mbretrit e Lidisë ( Azi e Vogël ) filloi fabrikimi i monedhave. Përdorimi i tyre përfshiu gjithë botën Helene. Pas kësaj u zëvendësuan të gjitha mënyrat e vjetra të këmbimit në natyrë dhe u vendos një rend që bazohej në monedhën si mjet këmbimi. Kishte nisur mbretërimi i monedhës. Ishte Soloni, ligjvënësi i famshëm i lashtësisë, i cili ligjëroi përdorimin e saj. Monedha tani është e shtetit, e emëtuar nga "Polisi" dhe e garantuar nga shteti. Instituti i monedhës u shkri në veprimtarinë e përgjithshme të legjislatorëve. Ai shënon fillimin e kontrollit të shtetit mbi burimet e metaleve të çmuara. Monedha fitoi nocionin abstrakt të nomismës, etalon shoqëror i vlerës, dhe barazoi këmbimin si raport shoqëror.